Tryezë Diskutimi në Shkodër: Media Digjitale dhe Sfidat e Gazetarisë Sot

Në kuadër të projektit “Redaksia e Re Digjitale – Innovation Lab for Young Journalists”, mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua në Shkodër një tryezë diskutimi mbi gjetjet e studimit për median online në Shqipëri.

Aktiviteti mblodhi 21 pjesëmarrës, përfaqësues të mediave lokale, gazetarë, studentë dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët diskutuan mbi transformimin digjital të medias dhe sfidat që lidhen me cilësinë e informacionit, verifikimin e lajmeve dhe presionet profesionale.

Diskutimi nxori në pah nevojën për rritjen e standardeve etike, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e iniciativave inovative që mbështesin gazetarinë e re në Shqipëri.