Tryezë Diskutimi në Korçë: Cilësia e Informacionit dhe Roli i Gazetarëve të Rinj

Në kuadër të projektit “Redaksia e Re Digjitale – Innovation Lab for Young Journalists”, u zhvillua në Korçë një tryezë diskutimi për prezantimin e gjetjeve të studimit mbi sfidat e medias në Shqipëri.

Aktiviteti angazhoi 21 pjesëmarrës, të cilët kontribuan në diskutime mbi fenomenin e dezinformimit, presionin për publikim të shpejtë dhe mungesën e protokolleve të verifikimit në disa redaksi.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e edukimit mediatik dhe mbështetjes së gazetarëve të rinj për ndërtimin e një media më profesionale dhe të besueshme.