Tryezë Diskutimi në Gjirokastër: Gazetaria përballë Sfidave të Reja Digjitale
Në Gjirokastër u organizua tryeza e radhës në kuadër të prezantimit të gjetjeve të studimit mbi zhvillimet dhe sfidat e medias digjitale në Shqipëri.
Aktiviteti mblodhi 35 pjesëmarrës, mes të cilëve gazetarë, studentë dhe përfaqësues të komunitetit lokal.
Diskutimet u fokusuan në përhapjen e dezinformimit, sfidat e verifikimit të informacionit dhe ndikimin e presioneve ekonomike në punën e gazetarëve, duke nxitur reflektim mbi nevojën për standarde më të larta profesionale dhe mbështetje për gazetarinë cilësore.




