Përfundon programi i gazetarisë digjitale – certifikohen 25 pjesëmarrës

Në përfundim të programit të trajnimit të zhvilluar në kuadër të projektit “Redaksia e Re Digjitale – Laborator i Inovacionit në Media për Gazetarë të Rinj”, u zhvillua ceremonia e certifikimit të 25 studentëve dhe gazetarëve të rinj që morën pjesë në modulet e aftësimit në gazetarinë digjitale dhe multimediale.

Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe aftësi praktike mbi prodhimin e përmbajtjes digjitale, gazetarinë multimediale, verifikimin e informacionit dhe përdorimin e mjeteve inovative në media. Certifikatat e ndara për pjesëmarrësit vlerësojnë angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë procesit të trajnimit dhe pjesëmarrjen aktive në aktivitetet praktike të programit.

Ky certifikim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të gazetarëve të rinj dhe në përgatitjen e tyre për sfidat e medias në epokën digjitale.

Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e autorit dhe opinionet e shprehura në të nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin apo opinionin zyrtar të Autoritetit të Medias Audiovizive.