THIRRJE PËR APLIKIM POZICION PUNE – Shkrues Projektesh
Instituti Liberal Pashko shpall hapjen e thirrjes për Shkrues Projektesh, për profesionistë të motivuar që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pozicioni synon angazhimin e një personi me aftësi të mira analitike dhe shkruese i cili do të jetë përgjegjës për identifikimin e thirrjeve për financim, hartimin e projekt-propozimeve dhe koordinimin e proceseve të aplikimit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hulumtimi dhe monitorimi i thirrjeve për projekte nga donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
- Hartimi i projekt-propozimeve në përputhje me kërkesat e donatorëve
- Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për aplikime
- Përgatitja dhe dorëzimi i projekteve nga fillimi e deri në dorëzimin e tij.
- Koordinimi me partnerë dhe aktorë të ndryshëm për zhvillimin e ideve të projekteve
- Kontribut në planifikimin strategjik të organizatës për zhvillimin e projekteve
- Ndjekja e procesit të aplikimit dhe komunikimi me donatorët
- Dokumentimi i praktikave të mira dhe rezultateve të projekteve
Kërkesat:
- Diplomë universitare (preferohet në shkenca sociale, ekonomi, menaxhim, trashëgimi, kulturë,)
- E domosdoshme eksperienca e mëparshme në shkrimin e projekteve dhe dokumenacionin shoqërues.
- Njohuri mbi programet dhe mekanizmat e financimit nga donatorë ndërkombëtarë
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe komunikim verbal)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim kohe
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
- Gatishmëri për të përmbushur afate dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësish
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme
- Mundësi ndërtimi rrjeti profesional me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë
- Pagesë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi
në adresën e emailit: info@ilp-al.org
Afati i aplikimit: 15.02.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistimit.
