THIRRJE PËR APLIKIM POZICION PUNE – Shkrues dhe Koordinator Projektesh

Instituti Liberal Pashko shpall hapjen e thirrjes për Shkrues dhe Koordinator Projekti, për profesionistë të motivuar që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin, hartimin dhe koordinimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky pozicion synon angazhimin e një personi me aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese, i cili do të jetë përgjegjës për identifikimin e mundësive të financimit, hartimin e projekt-propozimeve, si dhe koordinimin e plotë të proceseve të aplikimit dhe zhvillimit të projekteve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hulumtimi dhe monitorimi i thirrjeve për projekte nga donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  • Hartimi i projekt-propozimeve në përputhje me kërkesat dhe formatet e donatorëve.
  • Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për aplikime (buxhete, plane aktivitetesh, dokumente institucionale, etj.).
  • Koordinimi i procesit të aplikimit nga konceptimi i idesë deri në dorëzimin final.
  • Koordinimi me partnerë dhe aktorë të ndryshëm për zhvillimin dhe strukturimin e ideve të projekteve.
  • Kontribut në planifikimin strategjik të organizatës për zhvillimin e portofolit të projekteve.
  • Ndjekja e komunikimit me donatorët gjatë fazës së aplikimit dhe vlerësimit.
  • Koordinimi i fazës fillestare të implementimit për projektet e fituara (planifikim, dokumentim, raportim fillestar).
  • Dokumentimi i praktikave të mira dhe rezultateve të projekteve.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare (preferohet në shkenca sociale, ekonomi, menaxhim, trashëgimi, kulturë).
  • Eksperiencë e mëparshme e domosdoshme në shkrimin e projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit shoqërues.
  • Njohuri mbi programet dhe mekanizmat e financimit nga donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe komunikim verbal).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
  • Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Gatishmëri për të përmbushur afate dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Mundësi ndërtimi rrjeti profesional me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Pagesë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.

Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Letër motivimi

në adresën e emailit: info@ilp-al.org

📅 Afati i aplikimit: 05.03.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistimit.