Nga ideja në realitet. Nga realiteti në biznes! 💡🚀
Në kuadër të projektit “NextGen Entrepreneurs: Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”, hapet thirrja për aplikime për të rinjtë që kanë një ide biznesi dhe dëshirë për ta zhvilluar atë në një nismë konkrete.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfitojnë nga trajnime praktike mbi sipërmarrjen, mentorim nga profesionistë të fushës dhe mbështetje për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.
Në përfundim të programit do të zhvillohet një konkurs për idetë më të mira, ku ideja fituese do të përfitojë një çmim prej 100,000 Lekësh për të mbështetur realizimin dhe zhvillimin e saj.
📅 Aplikimet janë të hapura deri më 1 Shtator 2026.
📩 Për të aplikuar, dërgo CV-në në: info@ilp-al.org
Projekti zbatohet nga Instituti Liberal i Tiranës “PASHKO”, me mbështetjen financiare të Fondacionit Albanian Besa Capital.

