Përmbyllëm me sukses ciklin e trajnimeve të programit “NextGen Entrepreneurs – Nga Ideja në Biznes”!
Pas disa javësh trajnimesh praktike, shkëmbimi idesh dhe përkushtimi, pjesëmarrësit përfunduan me sukses fazën e parë të programit, duke u pajisur edhe me certifikatat e pjesëmarrjes.
Gjatë këtij rrugëtimi, të rinjtë zhvilluan njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha kyçe të sipërmarrjes, duke përfshirë zhvillimin e modelit të biznesit, marketingun, komunikimin dhe planifikimin financiar.
Por ky është vetëm fillimi!
Pas vlerësimit të ideve të prezantuara, 5 idetë më të mira janë përzgjedhur për të vijuar në fazën e mentorimit, ku do të marrin mbështetje të specializuar për t’i zhvilluar dhe kthyer në plane konkrete biznesi.
Programi “NextGen Entrepreneurs” zbatohet nga Instituti Liberal i Tiranës (ILP), në bashkëpunim me Fondacionin Albanian Besa Capital, me synimin për të nxitur sipërmarrjen, kreativitetin dhe vetëpunësimin e të rinjve.
👏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin, si dhe Fondacionin Albanian Besa Capital për partneritetin dhe mbështetjen.
Nga ideja në biznes – rrugëtimi vazhdon! 🚀
#NextGenEntrepreneurs #ILP #AlbanianBesaCapital #YouthEntrepreneurship #NgaIdejaNëBiznes #Mentorship









