Tryezë Diskutimi në Tiranë: Transformimi i Medias dhe Inovacioni në Gazetari
Në Tiranë u zhvillua një tryezë diskutimi me fokus prezantimin e gjetjeve të studimit mbi median digjitale në Shqipëri, në kuadër të projektit të mbështetur nga AMA.
Në aktivitet morën pjesë 23 pjesëmarrës, përfaqësues të mediave kombëtare, ekspertë të komunikimit, akademikë dhe studentë.
Diskutimi u përqendrua në transformimin e redaksive, përdorimin e teknologjisë dhe rolin e inovacionit në përmirësimin e cilësisë së lajmit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes mediave dhe institucioneve akademike.




