Tryezë Diskutimi në Vlorë: E Ardhmja e Medias në Epokën Digjitale
Në Vlorë u organizua një tryezë diskutimi në kuadër të prezantimit të gjetjeve të studimit mbi median digjitale, pjesë e projektit “Redaksia e Re Digjitale – Innovation Lab for Young Journalists”, mbështetur nga AMA.
Në aktivitet morën pjesë 17 pjesëmarrës, duke përfshirë gazetarë, drejtues mediash dhe të rinj të interesuar për fushën e komunikimit.
Diskutimet u fokusuan në ndikimin e rrjeteve sociale në prodhimin e lajmit, sfidat ekonomike të mediave dhe nevojën për trajnime profesionale për gazetarët e rinj si një faktor kyç për rritjen e cilësisë së gazetarisë.




