Tryezë Diskutimi në Elbasan: Prezantohen Gjetjet e Studimit mbi Median Digjitale në Shqipëri
Në kuadër të projektit “Redaksia e Re Digjitale – Laboratori Inovacionit ne media per gazetar te rinj”, mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua në Elbasan një tryezë diskutimi për prezantimin e gjetjeve të studimit mbi transformimin e medias në epokën digjitale.
Aktiviteti mblodhi 17 pjesëmarrëse gazetarë, drejtues mediash, studentë dhe ekspertë të fushës, të cilët diskutuan mbi sfidat kryesore që po përballon gazetaria sot, duke përfshirë presionin për publikim të shpejtë, përhapjen e dezinformimit dhe mungesën e strukturave të plota redaksionale në një pjesë të mediave online.
Studimi, i realizuar përmes sondazheve, intervistave evidenton nevojën për forcimin e standardeve profesionale, investimin në trajnime dhe zhvillimin e modeleve inovative si laboratorët mediatikë për të rinjtë, si një rrugë për përmirësimin e cilësisë së informacionit në Shqipëri.
Instituti Liberal i Tiranës Pashko (ILP), në rolin e organizatorit, mbetet i angazhuar në nxitjen e debatit profesional dhe në mbështetjen e zhvillimit të një gazetarie më të qëndrueshme, të pavarur dhe të orientuar drejt standardeve europiane.



