THIRRJE PËR APLIKIM POZICION PUNE – Shkrues dhe Koordinator Projektesh
Instituti Liberal Pashko shpall hapjen e thirrjes për Shkrues dhe Koordinator Projekti, për profesionistë të motivuar që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin, hartimin dhe koordinimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky pozicion synon angazhimin e një personi me aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese, i cili do të jetë përgjegjës për identifikimin e mundësive të financimit, hartimin e projekt-propozimeve, si dhe koordinimin e plotë të proceseve të aplikimit dhe zhvillimit të projekteve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hulumtimi dhe monitorimi i thirrjeve për projekte nga donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
- Hartimi i projekt-propozimeve në përputhje me kërkesat dhe formatet e donatorëve.
- Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për aplikime (buxhete, plane aktivitetesh, dokumente institucionale, etj.).
- Koordinimi i procesit të aplikimit nga konceptimi i idesë deri në dorëzimin final.
- Koordinimi me partnerë dhe aktorë të ndryshëm për zhvillimin dhe strukturimin e ideve të projekteve.
- Kontribut në planifikimin strategjik të organizatës për zhvillimin e portofolit të projekteve.
- Ndjekja e komunikimit me donatorët gjatë fazës së aplikimit dhe vlerësimit.
- Koordinimi i fazës fillestare të implementimit për projektet e fituara (planifikim, dokumentim, raportim fillestar).
- Dokumentimi i praktikave të mira dhe rezultateve të projekteve.
Kërkesat:
- Diplomë universitare (preferohet në shkenca sociale, ekonomi, menaxhim, trashëgimi, kulturë).
- Eksperiencë e mëparshme e domosdoshme në shkrimin e projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit shoqërues.
- Njohuri mbi programet dhe mekanizmat e financimit nga donatorë ndërkombëtarë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe komunikim verbal).
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
- Gatishmëri për të përmbushur afate dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Mundësi ndërtimi rrjeti profesional me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.
- Pagesë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi
në adresën e emailit: info@ilp-al.org
📅 Afati i aplikimit: 05.03.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistimit.
