15 artikuj të rinj nga gazetarët e së ardhmes – rezultat i laboratorit të redaksisë digjitale
Në kuadër të projektit “Redaksia e Re Digjitale – Laborator i Inovacionit në Media për Gazetarë të Rinj”, Instituti ka zhvilluar një seri aktivitetesh të fokusuara në fuqizimin profesional të studentëve dhe gazetarëve të rinj në fushën e gazetarisë digjitale. Projekti synon të krijojë një hapësirë praktike mësimi dhe inovacioni në media, përmes trajnimeve të specializuara, mentorimit editorial dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve në procesin e prodhimit të përmbajtjes mediatike. Nëpërmjet këtij projekti synohet të mbështetet zhvillimi i një gjenerate të re gazetarësh të aftë për të përdorur mjetet bashkëkohore të medias dhe për të respektuar standardet profesionale të raportimit në epokën digjitale. Pas përfundimit të fazës së trajnimit, projekti hyri në një nga komponentët më të rëndësishëm të tij: fazën praktike të laboratorit të redaksisë digjitale. Kjo fazë u fokusua në konsolidimin e njohurive të fituara gjatë moduleve të trajnimit përmes mentorimit profesional dhe përvojës praktike në prodhimin e përmbajtjes mediatike. Procesi u drejtua nga ekspertja e mentorimit editorial,e cila udhëhoqi pjesëmarrësit në zhvillimin e artikujve të tyre të parë mediatikë. Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë punuan në mënyrë intensive mbi përzgjedhjen e temave, ndërtimin e këndit editorial të trajtimit, strukturimin profesional të artikujve dhe respektimin e standardeve të raportimit në media. Laboratori i redaksisë digjitale dëshmon rëndësinë e krijimit të hapësirave praktike për të rinjtë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në gazetari, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me realitetin e punës në media dhe me standardet profesionale të raportimit.
Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e autorit dhe opinionet e shprehura në të nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin apo opinionin zyrtar të Autoritetit të Medias Audiovizive.





